Rritjet e rasteve me COVID, Rama prezanton tre masat e reja: “Nuk lejohen tubimet, gjoba për bizneset dhe qytetarët”
Kryeministri Rama i është kthyer sërish mesazheve sensibilizuese sa i përket asaj që ai e ka cilësuar ‘luftë’ ndaj armikut të padukshëm, me COVID-19.
Shtimi i rasteve të reja ka qenë alarmant sipas kryeministri, ndërkohë që shumë biznese dhe individë kanë shmangur thirrjet e qeverisë për masat sensibilizuese sipas tij.
Shefi i qeverisë u shpreh se rritja e rasteve ishte e paarshikueshme, ndërkohë që në të ardhmen nëse vazhdohet me trende rritëse vendi mund të rimbyllet sërish:
“Kur vendosëm që të heqim masat dhe të lirojmë. Ishim të qartë se hapja do të sillte edhe rrezikun e harresës, por bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe do ta bënim sërish.
Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte ditë pas dite kthimin në normalitet duke thënë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar. Kemi zgjedhur rrugën e këshillimit dhe jo të ndëshkimit të bizneseve për t’ia lehtësuar hallin gjithkujt. E kemi ditur dhe thënë se numrat do të rriteshin, gjëra më normale, po u ndodh të gjitha vendeve, ashtu si kundër kam kërkuar të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri për rregullat.
Ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për cdo familje dhe burimet e energjisë së rimëkëmbjen. Nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi .”
Në vijim kryeministri u shpreh se pas këshillimit me Komitetin Teknik të ekspertëve ka marrë tre vendime të rëndësishme:
1-Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria lëvizjes është e garantuar, por grumbullimi me shumë se sa numri i personave të lejuara nga protokolli i sigurisë nuk do të lejohet më. Policia do të bëj detyrën pa bërë asnjë dallim ndaj kujtdo qoftë. Kush merr pjesë në grumbullimi apo grupime më të mëdha se sa numrat e lejuara do të penalizohet drejtpërdrejtë individualisht.
2- Bizneset nuk do të tolerohen më në shkelje të protokolleve të sigurisë duke rrezikuar shëndetin e njerëzve. Përvec gjobave do u hiqet dhe liria.
3- Qytetarët do të vijonë të qarkullojë lirisht pa kufizime e autorizime, por edhe ato do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social.” tha Rama
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.