Rrjeta peshkimi dhe panele diellore të ricikluara: A është kjo EV makina më e qëndrueshme në botë?! (FOTOT)
Kur bëhet fjalë për nxitjen e një revolucioni të gjelbër të makinave, prodhuesi i automjeteve elektrike Fisker po i vë rrotat në lëvizje për të qenë më të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit. Të mërkurën, kryetari dhe CEO i prodhuesit të makinave Dano-Amerikane, Henrik Fisker, zbuloi se cila mund të jetë “makina më e qëndrueshme në botë” në Los Angeles Auto Shoë.
Sa i qëndrueshëm është modeli Ocean Fisker?
Fisker tha se modeli Ocean është projektuar për të qenë “sa më i qëndrueshëm që të jetë e mundur”. Kjo në praktikë do të thotë se brenda, makina me pesë pasagjerë ka hapësirë plotësisht vegane duke përdorur materiale të ricikluara, duke përfshirë qilima të bërë nga rrjeta peshkimi të rikuperuara dhe bluza të vjetra.
Rrotat janë një aliazh gome e rinovuar e kompletuar me mbulesa rrotash nga material i ricikluar.
Sa i përket baterive, SUV-ja fuqizohet me një paketë baterie 80 kilovat orë (kWh) duke përdorur një bateri kimike të qelizave litium-jon fosfat (LFP). Furnizohet nga CATL, prodhuesi kinez i baterive, i cili tashmë është në biznes me Tesla dhe Volksëagen.
Do të ketë tre modele tërësisht elektrike të Ocean: Fisker Ocean Sport, Fisker Ocean Ultra dhe Fisker Ocean Extreme.
Automjeti do të fillojë zyrtarisht të dalë nga linja e prodhimit në fabrikën e partnerit prodhues të Fisker, Magna-Steyr në Graz, Austri në nëntor 2022.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.