Rrjetet sociale kanë impakt negativ në shëndetin mendor – Ja kush janë më të dëmshmit
Sipas një studimi, Instagram është cilësuar si rrjeti social më i dëmshëm për sa i përket shëndetit mendor të të rinjve.
Ky aplikacion për shpërndarjen e fotove, i cili është në pronësi të Facebook dhe ka plot 700 milionë përdorues në mbarë botën, konsiderohet si platformë e rrjeteve sociale që ka të ngjarë të shkaktojë dëshpërim, shqetësim dhe vetmi te të rinjtë sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një anketë ku morën pjesë 1500 britanikë rreth moshës 14 deri në 24 vjeç, RSPH zbuloi se atributet negative të të rinjve dhe vetëbesimi i ulët vinte si pasojë e këtij rrjeti social.
Edhe Snapchat, ishte një konkurrent i ngushtë për sa i përket për sa i përket këtij fenomeni por instagram mbante vendin e parë.
“Është interesante të shohësh Instagram dhe Snapchat të renditura si më të këqijat për sa i përket shëndetit mendor dhe mirëqenies, pasi të dyja platformat janë të fokusuara në imazhin dhe duket se mund të rrisin ankthin dhe ndjenjën e papërshtatshmërisë te të rinjtë” është shprehur shefi ekzekutiv i RSPH, i cili kreu raportin #Statusofmind në bashkëpunim me lëvizjen e shëndetit të të rinjve.
Impakti negativ i aplikacioneve sipas radhës
- Snapchat
- Youtube
Instagram është shprehur se po përkushtohet shumë për ta mbajtur platformën një “vend të sigurt dhe mbështetës” për përdoruesit dhe shtoi se po punon shumë me ekspertë për të rritur aplikacionin dhe për të ofruar mbështetje mbi shëndetin mendor.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.