Rrufeja godet nënstacionin Tepelenë – 13 zona pa energji elektrike
13 zona që furnizohen nga nënstacioni Tepelenë kanë mbetur pa energji për shkak të goditjes së tij nga rrufeja gjatë pasdites së sotme.
Si pasojë e shkarkimit të fuqishëm atmosferik, janë dëmtuar zbarrat 10 kv të transformatorit të këtij nënstacioni.
Kështu, sipas OSHEE-së, pa energji elektrike kanë mbetur: qyteti i Tepelenës, Bënçe, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël fshat, Hormovë.
Ndërkohë, OSHEE njofton se po punohet për riparimin e defekteve të shkaktuara nga rrufeja për të rikthyer sa më parë energjinë në këto zona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.