Rruga e re Porto-Romano- Durrës, miratohet fondi 47.8 milionë lekë për shpronësimet. Kush preket
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtim rruga Porto-Romano –Durrës,loti 3”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Personat e prekur nga ky shpronësim për pasuritë e paluajtshme, pronë private, do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak, për pasuritë e llojit “tokë arë” dhe “truall”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 47 milionë e 801 mijë lekë. Përfitues janë 77 pronarë.
Lista e personave qe preken: https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/53/a883ec93-1eb5-4ea3-aa4b-f9cf1a9c581d
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.