Rrugë më të sigurta – BE masa të reja për të reduktuar aksidentet. Ja kur do të nisë aplikimi i tyre
Deputetët e Parlamentit Europian pritet të votojnë sot masat e reja për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe për të reduktuar numrin e aksidenteve.
Vdekjet në rrugët e Bashkimit Europian janë përgjysmuar në dy dekadat e fundit, por shifrat e fundit tregojnë se rënia e shkallës së vdekshmërisë është në stanjacion dhe se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe për të shpëtuar jetë.
Rregullat e reja mund të fillojnë të aplikohen duke nisur që nga muaji maj i vitit 2022 për modelet e reja dhe nga maji i 2024-ës për modelet ekzistuese.
Masat e reja gjithashtu synojnë të përshtasin legjislacionin ekzistues duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike dhe tendencat shoqërore (plakja e popullsisë, shkaqet e shpërqendrimit të shoferëve, ejt.) si dhe me qëllim rritjen e numrit të këmbësorëve dhe përdoruesve të biçikletave në rrugët e BE-së. Rregullat gjithashtu duhet të miratohen nga Këshilli Europian para se të hyjnë në fuqi. Megjithatë, rrugët e BE-së janë më të sigurta në të gjithë botën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.