Rrugët e aeroportet me koncesion, Gjiknuri: Do rrisim kapacitetet për dhënien e monitorimin e PPP-ve
Investimet në ndërtimin e rrugëve, rrjeteve infrastrukturore apo veprave të ndryshme publike parashikohet të shkojnë në 1 miliardë dollarë.
Një pjesë e mirë e këtyre punëve do të bëhet në bashkëpunim me sektorin privat në formën e PPP-ve, shkak për të cilin, sipas Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, do t’i jepet përparësi rritjes së kapaciteteve për dhënien dhe monitorimin e koncesioneve.
Gjatë analizës së implementimit të strategjisë së transportit, Gjiknuri tha se Qeveria është fare pranë përzgjedhjes së kontraktorit që do riaktivizojë hekurudhën Tiranë Durrës.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.