Rrugët me kalldrëm – Koncept i ri investimesh infrastrukturore në Tiranë
Paralelisht me investimet në shkolla, Bashkia e Tiranës është përqendruar edhe në përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet. Së shpejti, banorët në rrugën “Faik Konica” në Njësinë nr. 2 do t’i gëzohen një rikonstruksioni të plotë, përmes një koncepti të ri, ku në vend të shtrimit me asfalt, do të përdoret kalldrëmi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se investimi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë zone, duke përmirësuar edhe komunikimin mes disa rrugëve.
Kryebashkiaku Erion Velia siguroi se investimet në infrastrukturë do të shtrihen edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Gjerësia e rrugës do të jetë 11.5 metër, ku një korsi do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve dhe një për parkimin, ndërsa do të ketë edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.