‘Rrugorja’ nuk ndalet, vijon kontrollet edhe gjatë mbrëmjes – Procedohen 64 drejtues mjetesh
Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar monitorimet edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Kontrollet janë fokusuar kryesisht tek rrugët kryesore, ku prezenca e këmbësorëve është edhe më e lartë.
Nga kontrollet e ushtruara, sipas Policisë janë proceduar penalisht 64 drejtues mjetesh, nga të cilët 42 për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.