RTS/ Shpërthime të shumta tronditin fabrikën e municioneve në Serbi. Nuk raportohen viktima
Një seri shpërthimesh tronditën objektet e një fabrike municioni në qytetin serb të Çaçakut në orët e para të mëngjesit të së premtes, por nuk pati raportime për viktima, thanë mediat lokale.
Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 1.30 të mëngjesit në magazinën e municioneve në uzinën Sloboda, e cila prodhon pajisje shtëpiake si dhe municione artilerie, shtytës dhe eksplozivë, njoftoi RTS.
Të 60 punëtorët e turnit në fabrikë u evakuuan, tha kryetari i Komunës së Çaçakut për RTS.
RTS tha se dritaret e disa shtëpive aty pranë ishin dëmtuar dhe njerëzit që jetonin në lagje ishin evakuuar.
Impianti i Slobodës u dëmtua rëndë në 1999 gjatë një fushate bombardimesh të NATO-s kundër Serbisë. Industria serbe e armëve është rikuperuar që nga ajo kohë dhe eksporton municione artilerie kryesisht në vendet afrikane dhe aziatike por edhe në Perëndim, përfshirë disa anëtarë të NATO-s.
Një shpërthim i ngjashëm në 2003 vrau tre punëtorë të Slobodës, ndërsa një tjetër në 2010 gjithashtu nuk shkaktoi viktima. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.