Rudina Hajdari në “Argument“: Ja çfarë pyetjesh do t’i bëj ambasadës hollandeze!
E ftuar në ‘Argument’ për të folur mbi alternativën e re opozitare në Shqipëri, Rudina Hajdari ka folur edhe për kërkesën si kryetare e Komisionit të Integrimit drejtuar ambasadës holandeze për të mbajtur një takim dy-palësh. Për Hajdarin, një takim me ambasadën holandeze është shumë i rëndësishëm sepse duhet thelluar bashkëpunimi mes palëve.
“Unë mendoj se ankesat e tyre janë të zgjidhshme, por fillimisht duhet mbajtur një takim për të sqaruar pse qeveria holandeze ka vendosur pikërisht në këtë moment të bëjë këtë kërkesë, cilat janë ankesat specifike të tyre, cilat janë shkaqet dhe çfarë mund të bëjë Shqipëria më shumë për të zgjidhur këtë çështje.”, ka thënë Hajdari. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.