Rusia sfidon rivalët e saj në transportin detar
Rusia ka nisur një “akullthyes bërthamor” të shtunën, pjesë e një programi ambicioz për të rinovuar dhe zgjeruar flotën e anijeve, me qëllim që të përmirësojë aftësinë e saj për të kapërcyer potencialin tregtar të Arktikut.
Anija, e quajtur Ural dhe e cila nisi lundrimin nga një port në St Petersburg, është një nga tre anijet e projektuara për të qenë akullthyeset më të fuqishme në botë.
Vendi po përpiqet të rris transportin e mallrave përgjatë bregut të Arktikut dhe të sfidojë rivalët e vendosur si Kanadaja, SHBA-ja dhe Norvegjia.
Putin tha se deri në vitin 2035, flota Ruse e Arktikut do të kishte gati të paktën 13 akullthyes të rëndë, nëntë prej të cilëve do të mundësoheshin nga reaktorët bërthamorë.
I dizajnuar për të pasur një ekuipazh deri në 75 persona, Ural do të jetë në gjendje të depërtoj akullin deri në 3 metra trashësi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.