Rusia siguron 1.5 miliard euro për “diktatorin e fundit të Evropës”
Rusia do t’i sigurojë një hua 1.5 miliard dollarë (1.25 miliardë euro) Bjellorusisë, njoftoi Vladimir Putin të hënën.
Njoftimi u bë pasi udhëheqësi rus u takua me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në qytetin turistik të Soçit.
Takimi midis dy udhëheqësve është i pari që kur Lukashenko pretendoi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.
Opozita, Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë hedhur poshtë rezultatet që i besuan Lukashenkos, në pushtet për 26 vjet, me mbi 80 përqind të votave dhe kanë dënuar përdorimin e dhunës kundër protestuesve paqësor.
Për të qetësuar protestuesit, udhëheqësi Bjellorus, i etiketuar si “diktatori i fundit i Evropës”, ka propozuar ndryshimin e kushtetutës.
Putini, i cili edhe një herë uroi Lukashenko për fitoren e tij të zgjedhjeve të hënën, përshkroi reformën kushtetuese të propozuar si “një gjë logjike, e duhur për t’u bërë”.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.