Ryanair anulon 250 fluturime në Gjermani, pilotët hyjnë në grevë
Ryanair ka në plan të anulojë 250 fluturime brenda dhe jashtë Gjermanisë të premten pasi pilotët u bashkuan grevës 24-orëshe që po ndodh në Irlandë, Suedi dhe Belgjikë.
Linja ajrore, e cila ka luftuar për të rënë dakord me pilotët dhe ekuipazhin e kabinës në shumë prej tregjeve në të cilat operon, tashmë ka anuluar 146 fluturime në tre vendet e tjera, kjo ka bërë që pilotët gjermanë të hyjnë në grevë duke çuar numrin në 400 të fluturimeve të anuluara.
“Firma ishte penduar për vendimin e marrë nga sindikata e pilotëve dhe ishte e gatshme të vazhdonte negociata. Pilotët paguhen € 190,000 (£ 169,948) në vit, përfitime shtesë dhe një rritje pagash prej 20% në fillim të këtij viti. Pilotët e Ryanair fitojnë të paktën 30% më shumë se Eurowings dhe 20% më shumë se pilotët norvegjezë”, deklaroi zyrtari kryesor të marketingut i Ryanair Kenny Jacobs.
f.p/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.