Ryanair përsërit thirrjet për veprim “urgjent” të KE, pas 1.100 fluturime të anuluara gjatë qershorit
Kompania ajrore Ryanair ka përsëritur thirrjet për Komisionin Europian për të ndërmarrë “veprime urgjente” mbi grevat e kontrollit të trafikut ajror pasi thotë se ishte i detyruar të anulojë rreth 1,100 fluturime gjatë muajit qershor.
Transportuesi me baze në Irlandë tha se 210,000 pasagjerë të saj iu anulua fluturimi gjatë muajit të kaluar për shkak të grevave të punonjësve të aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Francë.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë linja ajrore kishte anuluar 41 fluturime. Edhe në muajin maj numërohen rreth 1 mijë fluturime të anuluara, krahasuar me 43 raste të muajit maj në vitin 2017.
“Ryanair bën thirrje për veprim urgjent nga Komisioni i BE dhe qeveritë europiane për të përmirësuar efektin e grevave të ATC(air traffic control) dhe mungesave të stafit në Britani të Madhe, Gjermani dhe Francë nga ndërprerja e planeve të udhëtimit të miliona pasagjerëve të Europës këtë verë,” tha shefi i marketingut Kenny Jacobs në një deklaratë.
Kur u pyet për detajet e asaj që linja ajrore dëshiron nga drejtuesit e BE-së, Ryanair tha se ishte e nevojshme veprimi vendimtar për të “siguruar që ofruesit e kontrollit të trafikut ajror kanë staf të bollshëm, në mënyrë që fluturimet nuk do të ndikohen kur ndodhin greva kombëtare, siç bëjnë ata në mënyrë të përsëritur në Francë”.
Ryanair nuk është e vetmja linjë ajrore që ndjen ndikimin e grevave.
Muajin e kaluar, kompania ajrore EasyJet bëri të ditur se kishte anuluar gati 1,000 fluturime në maj për shkak të grevave të kontrollit të trafikut ajror, ndërsa shefi ekzekutiv i British Airways-pronar IAG tha se grevat përbëjnë një kërcënim më të madh për linjat ajrore europiane këtë vit sesa një rritje në çmimet e karburantit.
Pas publikimit të rezultateve të qershorit nga Ryanair, pilotët për linjat ajrore votuan në favor të një greve njëditore javën e ardhshme mbi qasjen e menaxhmentit për transferimin e tyre në mes të bazave, që do të thotë se mijëra pushuesit mund të përballen me ndërprerje.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.