Ryshfeti në biznes, Shqipëria e 110-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe mes vendeve të fundit në Europë
Shqipëria renditet në vend të 110-të në “Indeksin e Rrezikut të Ryshfetit”, i publikuar së fundmi nga “Matrica e rrezikut të ryshfetit TRACE” (TRACE Matrix), për vitin 2021.
Ky indeks mat rrezikun e ryshfetit të biznesit në 194 shtete të botës. Rezultati i përgjithshëm i rrezikut të ryshfetit është një rezultat i kombinuar dhe i ponderuar i katër fushave që janë: ndërveprimet e biznesit me qeverinë, parandalimi dhe zbatimi kundër ryshfetit, transparenca e Qeverisë dhe Shërbimit Civil, si dhe kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile, duke përfshirë rolin e medias.
Gjithashtu vlerësimi në këtë indeks matet me një nivel pikësh nga 1 deri në 100, ku 1 pikë përfaqëson nivel të ulët rreziku dhe 100 pikë përfaqëson nivel të lartë rreziku.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.