Sa biznese hapi turizmi në Shqipëri në qershor-gusht? Tatimet publikojnë shifrat, kryeson Saranda
Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 Qershor – 13 Gusht ishte 1,531 ose 58% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
“Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë. DRT Sarandë, sipas të dhënave, shënoi rritjen me të lartë me rreth 44% të bizneseve të reja, të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me DRT Lezhë me rreth 33% dhe DRT Vlorë me rreth 24%” njoftojnë Tatimet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.