Sa energji elektrike importoi dhe sa eksportoi Shqipëria në vitin 2019? Shifrat
Instituti i Statistikave ka publikuar bilancin e energjisë elektrike për vitin 2019. Referuar të dhënave, rezulton se ka pasur një rënuie të prodhimit të enetrgjisë me thuajse 40 % nga hidrocentralet në vend, çka është reflektuar në rritjen e importit të energjisë dhe uljen e ndjeshme të eksporteve.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) rezultoi me rritje duke arritur vlerën 3.177 GWh nga 1.772 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) rezultoi me rënie duke arritur vlerën 770 GWh nga 2.685 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.