Sa i njohin shqiptarët tregjet financiare jobankare dhe menaxhimin e financave personale? AMF nis anketimin
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka filluar një anketimin të gjerë të popullsisë në vend për njohuritë mbi tregjet financiare jobankare dhe menaxhimin e financave personale. Anketimi do të shërbejë si bazë për përditësimin e strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrje dhe për përmbushjen e objektivit të AMF-së për mbrojtjen dhe edukimin financiar të publikut.
Ky anketim, i cili është ndërtuar tashmë, po zhvillohet në disa qytete të vendit duke përfshirë punonjës si të sektorit publik edhe privat, nga disa degë si në prodhim, shërbime, edukim, etj, ndërsa informacioni do të përpunohet nga grupi i studentëve të ekselencës që janë duke punuar pranë Autoritetit për të çuar më tej projektin e rritjes së edukimit financiar në vend.
Të dhënat e anketimit do ti shërbejnë AMF-së për të përditësuar Strategjinë e saj të Zhvillimit si edhe për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.