Sa kushtoi blerja e energjisë në 2021? – Në total u shpenzua 285.5 milionë euro, rekordi u shënua në muajin nëntor
Rreth 285.5 mln euro u shpenzuan gjatë vitit 2021 për blerjene energjisë nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group. Sipas të dhënave të pëprunuara nga TV SCAN shpenzimet më të larta u realizuan në muajin nëntor, me rreth 76,4 mln euro dhe në muajin tetor me 65.8 mln euro. Ndërkaq, një reduktim i blerjeve të energjisë u shënua në muajin dhjetor, ku në total u shpenzuan rreth 13.7 mln euro.
Viti 2021 konsiderohet si një vit i mirë hidrik, çka bëri që deri në muajin maj të mos blihej asnjë KËH, pasi e gjithë kërkesa plotësohej nga prodhimi I hidrocentarleve në vend. Blereje nisën në muajin qershor, por përpos sasisve më të vogla që duhej të siguroheshin nga importi, çmimet e larta në tregjet e huaja rrisnin faturën e FTL-së. Çmimet më të larta, me të cilën u sigurua energjia nga importi u shënuan në muajin nëntor, ku për 1 këh u shpenzua edhe 378.71 euro.
Ndërkaq, gjatë mujait dhejtor u shënua një tendencë në rënie e ketyre çmimeve , ndonëse disafis më shumë se viti I kaluar. Ndërkaq, gjatë vitit që lamë pas, shuëm ekspertë argmentuan se situate elektroenergjetike në vend erdhi për shkak të keqmenaxhimit, duke pohuar se shpenzimet për blerjen e energjisë do të ishin më të ulta në rast të një menaxhimi më të mirë të Kaskadës së Drinit.
Kjo edhe për shkak të prodhimit, ku sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë 9-mujorit të këtij viti u prodhuan 7.37 mln mëh energji nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, gati 2-fish më shumë në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 4 mln mëh energji.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.