Sa “kushton” bletaria në Shqipëri? – Aleksi: Sektori me rëndësi jetike, rritje ne 350 %!
Bletaria është një sektor jetik por dhe tejet i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por që deri më tani nuk ka pasur vëmendjen e duhur të politikave shtetërore dhe madje as një ligj të dedikuar për rregullimin e tij. Por sa është “kushton” bletaria aktualisht?
Në një intervistë për TV SCAN, Doktori i Shkencave në bletari Pëllumb Aleksi shprehet vlera e kapitalit të këtij sektori është afro 72 milionë euro, ndërsa ka njohur një rritje të lartë në dekadat e fundit.
Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka publikuar një projektligj të dedikuar për sektorin e bletarisë i cili është hedhur për konsultim me grupet e interesit, ku si pjesë e ekspertëve hartues, doktor Aleksi përmend edhe risitë. Sipas tij kërkesa aktuale për konsum është më e lartë nga prodhimi mjaltit dhe produkteve të tjera.
Në total në vendin tonë janë 8200 familje që merren me rritjen e bletëve, ndër ta janë profesionistë të cilët e kanë biznes, por edhe individë që e zhvillojnë këtë aktivitet për hobi.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.