Sa kushton seti parandalues? – Coronavirusi, ja se çfarë i duhet qytetarëve për t’u mbrojtur
Një set i thjeshtë parandalues ndaj coronavirus-it për çdo qytetar të interesuar, fillon nga 200 lekë, në rastet kur nuk ka abuzim nga ana e depove apo farmacive për shkak të kërkesës së lartë. Farmacisti Hysni Roci, sqaron për SCAN çmimet normale për produktet kryesore që sigurojnë mbrojtjen nga virus i cili ka prekur shtetin fqinj, Italinë.
Por në kushtet kur depot kanë kërkesë të lartë nga ana e farmacive për shkak të fluksit të interesimit nga ana e qytetarëve të paktën 3 ditët e fundit, çmimet e produkteve pësojnë rritje dhe dhe ky grup produktesh të nevojshme, aktualisht mund të tejkalojë vlerën e 1 mijë lekëve.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.