Sa larg Gjermanisë është Shqipëria? – Wiiw: Sa 13% e PBB-së për frymë, por ka ngushtuar me 11% diferencën në dy dekadat e fundit
Gjermania, prej vitesh, duket të jetë “Amerika” e shqiptarëve, jo vetëm për shkak të faktit që ekonomia më e madhe e Europës ka hapur dyert për shqiptarët, por edhe si pasojë e standardit mjaft të lartë të jetesës që ofron si vend. Por sa larg janë realisht Shqipëria dhe Gjermania? Vendi ynë e ka Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë sa 13% e Gjermanisë, thotë një studim i publikuar së fundmi nga instituti i Vienës për studime ekonomike ndërkombëtare mbi vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo që bie në sy nga grafiku është fakti se, Shqipëria ka ngushtuar me rreth 11% diferencën më Gjermaninë gjatë dy dekadave të fundit. Kjo normë duket jo shumë e ndjeshme, por ndër vendet e Ballkanit Perëndimor është e dyta më e lartë, vetëm pas Malit të Zi. Për vendet e tjera të Europës qendrore dhe lindore, norma e konvergjencës është ndjeshëm më e lartë, deri në 35% në rastin e Lituanisë. Kosova ndërkohë është vendi që regjistron progresin më të ulët, duke ngushtuar me më pak se 5% diferencën me Gjermaninë në dy dekadat e fundit.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.