Sa mbetje elektronike prodhohen çdo vit?
Në botë prodhohen rreth 20 deri në 50 milion ton mbeturina elektronike çdo vit. Lajmi i keq është se vetëm 11-12% e këtyre mbetjeve riciklohen.
Sipas “Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara” ka shumë për të fituar nga riciklimi i mbetjeve elektronike.
Nëse riciklohen 1 milion telefona celularë do të na jepnin plot 15 ton bakër, 350 kg argjend, 34 kg ar dhe 14 kg paladium.
Mbetjet elektronike nuk janë plehra të zakonshme por përmbajnë substanca toksike si: zhiva, plumb, cadmium, arsenk.
Materialet që ndodhen në brendësi të produkteve Hitech nëse nuk asgjësohen siç duhen mund të shkaktojnë kancer, çrregullim riprodhues, dhe shumë probleme të tjera shëndetësore raportoi “Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara)”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.