Sa qumësht u prodhua në Shqipëri në 2020? Shifrat e INSTAT
Gjatë vitit 2020, në Shqipëria u prodhua 1 milion e 52 mijë litra qumësht, duke njohur nivelin më të ulët të prodhimit të 5 viteve të fundit. Në krahasim me vitin 2019, është prodhuar rreth 60 mijë litra më pak.
Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT, rendimenti i prodhimit të qumështit nga bagëtitë që mbarështohen është rritur por rënia e numrit të tyre ka bërë që shifrat e prodhimit të qumështit të njohin rënie.
Në 2020, prodhimi i qumështit nga lopët është 897.349 tonë, ose 5,20 % më pak, krahasuar me 2019.
Prodhimi qumështit nga delet, për vitin 2020, ka pësuar rënie me 8,60 %, krahasuar me vitin 2019.
Prodhimi qumështit nga dhitë në 2020 është 4,49 % më i ulët se një vit më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.