Sa shkolla u mbyllën?! – Opozita në terren: Kushtet ekonomike detyrojnë 35 nxënës të braktisin mësimin në Klos
Opozita shpërndan deputetët e saj në të gjithë vendin për të denoncuar mbylljen e shkollave. Sipas raportimeve të para nga Partia Demokratike për vitin akademik 2018 -2019 rezultojnë më shumë se 133 shkolla të mbyllura.
Deputetja Dhurata Çupi ka denoncuar faktin se rreth 35 nxënës kanë braktisur shkollën në Patinë të Klosit për shkak të kushteve ekonomike.
Ndërkohë që në Bradashesh të Elbasanit edhe pse janë investuar rreth 2 milionë euro për shkollën, nuk është hapur në ditën e parë të vitit akademik pasi vendi është braktisura nga banorët për shkak të kushteve ekonomike.
Në rrethin e Lezhës rezultojnë 9 shkolla të mbyllura sipas deputetet së kësaj zone. Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës janë në total 18 shkolla të mbyllura, prej të cilave 9 janë mbyllur në Tepelenë, 6 në Përmet dhe tre në Gjirokastër.
Edhe në rrethin e Pogradecit janë mbyllur shtatë shkolla. Deputeti Klevis Balliu denoncon largimin masiv të banorëve, si rezultat i kushteve të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërsa nga banorët e Fierit vijnë ankesa si i takon mbylljes së shkollave fillore dhe të mesme.
Shkolla janë mbyllur edhe në rrethinat e Tiranës. Denoncimi është bërë nga deputetja Jorida Tabaku.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.