Sa shtetas jo BE jetojnë në Europë ? – Rreth gjysma e popullsisë së Luksemburgut janë “të ardhur”
Më 1 janar 2021, në një nga shtetet anëtare të BE-së jetonin 23.7 milionë qytetarë të vendeve joanëtare, që përfaqësonin 5.3% të popullsisë së BE-së. Përveç kësaj, kishte 13.7 milionë njerëz që jetonin në një nga shtetet anëtare të BE-së me nënshtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së.
Në terma absolutë, numri më i madh i joshtetasve që jetojnë në Shtetet Anëtare të BE-së u gjet në Gjermani (10.6 milionë njerëz), Spanjë (5.4 milionë), Francë dhe Itali (të dyja 5.2 milionë). Të huajt në këto katër Shtete Anëtare përfaqësonin kolektivisht 70.3% të numrit të përgjithshëm të joshtetasve që jetonin në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së. Ky informacion vjen nga të dhënat për migracionin të publikuara nga Eurostat.
Përqindjet më të larta të joshtetasve në Luksemburg, më të ulëtat në Rumani
Në terma relativë, shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë të qytetarëve jo-shtetas ishte Luksemburgu (47% e popullsisë së tij totale).
Një përqindje e lartë e joshtetasve (10% ose më shumë e popullsisë rezidente) u vu re gjithashtu në Maltë, Qipro, Austri, Estoni, Letoni, Irlandë, Gjermani, Belgjikë dhe Spanjë.
Në të kundërt, joshtetasit përfaqësonin më pak se 1% të popullsisë në Rumani.
Në shumicën e shteteve anëtare të BE-së, shumica e joshtetasve ishin shtetas të vendeve jo anëtare të BE-së. Vetëm në Luksemburg, Qipro, Austri, Belgjikë, Irlandë, Holandë dhe Sllovaki ishin joshtetas kryesisht shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së.
Shtetasit rumunë, polakë, italianë dhe portugeze ishin katër grupet kryesore të qytetarëve të BE-së që jetonin në shtetet e tjera anëtare të BE-së më 1 janar 2021.
N.Xh / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.