Sa ujë po shkarkohet nga 3 hidrocentralet e mëdha të vendit? KESH publikon shifrat
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informon për situata në kaskadën e lumit Drin, në kushtet e shtimit të reshjeve ditët e fundit.
Referuar njoftimit të KESH, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
– Hec Fierzë 290.53 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )
-Hec Koman 173.26 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )
– Hec Vau i Dejës 73.77 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )
Prodhimi në të tre Hec-et është :
– Hec Fierzë, 6.865 MWh (ditor)
-Hec Koman, 13.408 MWh (ditor)
– Hec Vau i Dejës, 4.320 MWh (ditor)
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1560 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
– Hec Fierzë – 475 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Koman – 667 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Vau i Dejës – 430m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.