Saba Goci: ”Kjo rritje e pensioneve erdhi si një detyrim ligjor”- Pensionet sërish mbeten të pamjaftueshëm!
Për të diskutuar rreth rritjes së fundit të pensioneve, në ‘Argument’ të hënën në mbrëmje, ishte dhe eksperti i pensioneve, Saba Goci. Ai shprehet se kjo rritje e pensionit është një detyrim nga shteti për të mbrojtur pensionistët nga inflacioni, pra e sheh këtë rritje si një detyrim ligjor dhe jo thjesht si një dëshirë nga ana e qeverisë.
‘’ Kontributet nga viti në vit kanë ardhur në rritje. Burimi i parë i cdo skeme, vjen vetëm nga kontribuesit. Duhet të theksojmë se pensioni që shqiptarët marrin sot nuk i plotëson nevojat e tyre dhe është tërësisht pamjaftueshëm.’’
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.