Salesforce me ‘strategji’ të re për të konkurruar më tej Microsoft Powerpoint
Softueri Powerpoint i përdorur gjerësisht nga Microsoft për krijimin e prezantimeve me slajde tashmë ka një rival të njohur: Salesforce.
Microsoft dhe Salesforce kanë një kohë të gjatë që konkurrojnë në treg për softuer të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët. Ndërmarrjet janë partnere në rrugë të ndryshme, por marrëdhënia është bërë e tensionuar që kur Microsoft tejkaloi Salesforce për LinkedIn në vitin 2016.
Futja e Quip Slides është një tjetër shenjë që tregon se Salesforce e sheh si konkurrent te fortë Powerpoint dhe kërkon të shtojë risitë në softuerin e tij.
“Qëllimi ynë është që Quip të ndihmojë çdo person në pothuajse çdo kompani në botë për të bërë punën e tyre”, tha Kevin Gibbs, bashkë themelues dhe CEO i Quip, në një intervistë.
Salesforce fitoi Quip në vitin 2016 për 582 milionë dollarë. Quip Slides i lejon përdoruesit t’i përgjigjet sondazheve në prezantime, të kenë biseda dhe të shikojnë grafikët e të dhënave aktuale nga shitjet.
Gibbs tha se Quip nuk ka plane për të futur shërbime të email-it apo thirrjeve zanore, të cilat janë në dispozicion nga Google dhe Microsoft. Ai tha se Quip është ende një pjesë e vogël e Salesforce dhe se “është ende herët” për grupin. Quip ka më shumë se 100,000 përdorues gjatë një jave, përfshirë këtu “Fortune” apo “Facebook”.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.