Samsung kthen Note 7 në treg – Dalin fotot e para të Samsung Galaxy S8
Samsung do të rikthejë në shitje telefonët Galaxy Note 7 por me një bateri më të vogël. Në vend të një baterie 3,500 mAh, kompania do të pajisë telefonët me një bateri nga 3,000 deri në 3,200 mAh.
Kjo lëvizje do të ndihmonte kompaninë të rikuperonte disa miliona dollarë humbje shkaktuar nga bateria difektoze.
Ndërkohë në mars Samsung do të prezantojë Galaxy S8. Kompania nuk pritet që të nxjerrë ndonjë informacion rreth modelit të shumëpritur Galaxy S8 para fundit të marsit, por teksa i afrohemi eventit, më tepër të dhëna dhe detaje rreth smartphone-it dalin në dritë.
Fotot e fundit të shpërndara online nga një kompani kineze që prodhon kasa mbrojtëse, duket se konfirmojnë zërat që S8 nuk do të ketë një buton fizik, por do të ketë vetëm butona virtualë.
Pra hiqet butoni “Home”, çka lejon Samsung të përdorë një ekran më të madh me më pak hapësira lart dhe poshtë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.