Samsung përfiton nga Koronavirusi – Nuk ndikohen fabrikat në Vietnam. Apple thotë se do pësojë goditje
Samsung pritet të jetë përfituesi kryesor nga problemet e prodhimit në Kinë të lajmëruara nga Apple, si pasojë e bastit të vjetër të kompanisë për prodhimin me low-cost në Vietnam. Gjysma e telefonave të Samsung prodhohen në Vietnam, ku koronavirusi nuk ka ndikuar shumë tek fabrikat. Nga ana tjetër , virusi ka ndërprerë operacionet në Kinë të Apple dhe shumë firmave të tjera.
Apple deklaroi në nisje të Javës se nuk do të arrijë dot objektivin e të ardhurave në tremujorin e parë, si pasojë e ndikimit të koronavirusit tek shitjet dhe fabrikat në Kinë. Prodhuesi kinez, Xiaomi, deklaroi gjithashtu se do të pësojë një goditje tek tremujori i parë. Një tjetër rival i Samsung, Huawei, nuk ka lajmëruar probleme deri më tani, por analistët dhe furnitorët presin një goditje të madhe për shkak të varësisë ndaj manifakturës në Kinë.
Kina ja ka dorëzuar tregun kinez rivalëve në vitet e fundit, ç’ka nënkupton se nuk do të ndikohet nga mbyllja e dyqaneve dhe rënia e kërkesës që po godet Apple e të tjerë. Persona me njohuri mbi zinxhirin e furnizimit të Samsung thanë për Reuters se kompania ndodhet në avantazh ndaj Apple dhe Huawei në përballimin e virusit. Megjithatë, burime të tjera thonë se operacionet në Vietnam do të ndikohen nëse përhapja e koronavirusit vazhdon të zgjasë. Që kur nisi prodhimin e telefonave në Vietnam në 2009, Samsung ka rritur në mënyrë gjigante kapacitetin nëpërmjet punës së lirë dhe incentivave qeveritare. Samsung e ndaloi prodhimin e telefonave në Kinë vitin e kaluar, ndërkohë që pjesa në treg ra në thuajse zero. Apple prodhon shumicën e iPhonave në Kinë, nëpërmjet Foxconn.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.