Samsung prezanton Note 8 – Ekrani më i madh për celularë, çmimi arrin në rreth 1 mijë USD
Samsung ka paraqitur smartphonin e ri Galaxy Note 8, pasuesin e produktit të dështuar Note 7, duke e pajisur me ekranin më të madh deri më tani për celularë, në 6.3 inch dhe një kamera të përmirësuar.
Kategoria “Note” e aparateve celularë është shpikur nga Samsung dhe ka qenë një produkt shumë i suksesshëm për kompaninë. Megjithatë, Note 7 në vitin e kaluar, solli një goditje për Samsung dhe njollosi produktin.
Prezantimi vjen 5 muaj pas nxjerrjes në treg të Galaxy S8. Analistët thonë se shitjet e forta të S8 tregojnë për një rimëkëmbje të Samsung, pas kostove prej miliarda dollarësh nga Note7, që qëndroi vetëm 2 muaj në shitje.
Kreu i kompanisë, Dingjin Koh, tha se pret që shitjet të kalojnë rekordin e arritur me Note 5.
Prodhuesi më i madh i smartphonave në botë, prezantoi Note 8 ndërkohë që përgatitet të konkurrojë me produktin e ri të Apple në Shtator, që përkon me përvjetorin e 10 të iPhone.
Note 8 do të nisë shitjet duke filluar nga 15 Shtatori. Verizon Communication deklaroi se do të nisë të marrë porosi këtë javë, me një çmim prej 960 dollarë, ndërsa rivali T-Mobile do ta ofrojë për $930.
Ekzekutivët e kompanisë presin që kërkesa për produktin do të jetë e lartë dhe 10 milionë njësi janë planifikuar që të prodhohen deri në fund të vitit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.