Santander përdor blockchain – Prezanton shërbimin e ri për transfertat, përdor teknologjinë e Ripple
Banka spanjolle Santander, ka prezantuar një shërbim të këmbimit valutor që përdor teknologjinë blockchain, për të ndërmarrë transfertat ndërkombëtare të parasë. Shërbimi, i quajtur Santander One Pay FX, përdor teknologjinë e zhvilluar nga Ripple. Santander e quajti këtë si shërbimin e parë të pagesave përtej kufijve të ndërmarrë nga një bankë, duke përdorur teknologjinë blockchain. Kjo e fundit është një rrjet i decentralizuar që regjistron listën gjithnjë e në rritje të transaksioneve.
Fillimisht është përdorur si teknologjia e lidhur me Bitcoin, por bankat kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme interes për përdorim në raste të tjera, si shlyerjen e pagesave. Platforma e këmbimit valutor me blockchain e Santander është aktualisht funksionale në 4 vende përfshirë; Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin dhe Poloninë.
Sipas bankës, një shtrirje më e gjerë pritet në muajt e ardhshëm. Innoventures, një fond investimi prej 200 milionë dollarësh i nisur nga Santander, përbënte një nga disa investitorë që morën pjesë në raundin e parë të financimit të Ripple në vitin 2015. Ripple ka arritur në dakordësi me shumë banka dhe institucione financiare, përfshirë huadhënësin spanjoll. Më herët gjatë vitit 2 firma të transfertave të parasë, MoneyGram dhe Western Union, lajmëruan projekte që përfshijnë kriptovalutën.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.