Schulz i “shtrin dorën” Merkel – Vendos të nisë negociatat, drejt një koalicioni të madh
Social demokratët gjermanë kanë rënë dakord që të nisin parimisht negociatat me konservatorët e Angela Merkel për të formuar qeverinë e re, deklaroi vetë kreu i partisë, Martin Schulz.
Ky i fundit ishte kundërshtari kryesor i Merkel në zgjedhjet e fundit, që nuk prodhuan një mazhorancë të pastër. Ky bashkim do të përkthehej në një koalicion tjetër me bazë të gjerë, paçka se, përpara zgjedhjeve u mohua.
Gjithsesi, marrëveshja do ti jepte fund një periudhe disi të çuditshme dhe të rrallë për Gjermaninë që është në një ngërç politik. Duke qenë se është ekonomia më e madhe e Eurozonës, zhbllokimi i këtij ngërçi është me interes të lartë për të gjithë.
Social demokratët ndërkohë i tremben shumë vendimit të fundit, pasi rrezikojnë të humbasin identitetin duke u bërë pjesë e një koalicioni të madh.
Ndërkohë që Martin Schulz e shpjegoi vendimin me stabilitetin e vendit, Angela Merkel e përshëndeti këtë deklaratë. Kancelarja kërkon që negociata të fillojnë sa më shpejt.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.