Seanca e sotme plenare, në rend dite vendimi për mbylljen e legjislaturës dhe 10 projektligje e marrëveshje
Kuvendi parashikohet të mbajë ditën e sotme seancën e fundit plenare të kësaj legjislature. Në rendin e ditës së sotme është parashikuar edhe vendimi përkatës që parashikon që sot të mbahet seanca përmbyllëse e legjislaturës së tetë.
Krahas këtij vendimi, në rend ditë për diskutim e votim janë projektligji i ri për peshkimin, projektligji për zonat e mbrojtura dhe dy marrëveshje financimi me qeverinë gjermane. Po ashtu, në rend ditë janë edhe 4 projektrezoluta për vlerësimin e institucioneve si Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Entit Rregullator të Energjisë, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare si dhe për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu për votim, në rend ditë është edhe ndryshimet në ligjin e vitit 2016 “për dhënie amnistie”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.