Seancë maratonë – Kuvendi miraton organet e Vettingut dhe ndryshimet në buxhet
Kuvendi ka miratuar ligjin për strukturat dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas një seancë maratonë prej 16 orësh, me debate dhe diskutime është votuar edhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve.
Ndërkohë që Kuvendi rrëzoi me 52 vota propozimin e PD dhe me 53 atë të LSI për organet e Vettingut. Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017.
Gjithashtu gjatë seancës maratonë u pranuan edhe dy dekretet e ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani për kthimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”. Këto dy dekrete morën votën pro të opozitës, ndërsa mazhoranca abstenoi.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.