Sejko takim me përfaqësuesit e EFSE: Zhvillimet e ekonomisë optimiste, kryesisht në turizëm
“Mjedisi makroekonomik vlerësohet i qëndrueshëm dhe prospektet tregojnë për ruajtjen e ritmit pozitiv të rritjes së ekonomisë.” Kështu u shpreh Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë takimit me përfaqësues të Fondit Europian për Europën Juglindore, kryesuar nga Chistoph Tiskens.
Duke u ndalur te zhvillimet e fundit të sektorit financiar dhe bankar në Shqipëri, Sejko tha se zhvillimet e ekonomisë janë optimiste, sidomos në sektorin e turizmit.
Sa i takon sistemit bankar, sipas Guvernatorit Sejko ai shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, likuid dhe është financiarisht i shëndetshëm.
Ndërkohë, Tiskens vlerësoi mbështetjen e Bankës së Shqipërisë për çdo iniciativë të ndërmarrë nga EFSE. Shqipëria është edhe një nga vendet e para aksionare të EFSE-s.
Sa i takon bashkëpunimit mes dy institucioneve, Sejko dhe Tiskens shprehën domosdoshmërinë për rritjen e aksesit në financa të sektorit të ndërmarrjeve të vogla. Sipas Sejkos, rritja e produktivitetit për këto të fundit ka një rendësi të madhe për konvergjencën ekonomike të vendit, duke shtuar se BSH mirëpret kontributin e EFSE-s për uljen e kostove për alokimin e fondeve për këto ndërmarrje.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.