Sekretet e ‘Modelit Kazak’ – Shteti ku paqja, harmonia dhe zhvillimi ekonomik janë bazat thelbësore
Kazakistani ka pasur sukses atje ku shumë vende të tjera kishin dështuar. Gjithshka nisi duke krijuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar vit pas viti harmoninë kombëtare ndër-etnike. Një arritje e tillë, e shoqëruar me ruajtjen e paqes dhe harmonisë, ka tërhequr interesin e organizatave ndërkombëtare dhe shteteve të tjera.
Receta e miratuar nga Kazakistani ka funksionuar shumë, pasi vendi është shndërruar, në hapësirën e disa dekadave, nga një shtet anonim i Azisë Qendrore në një qendër tregtare strategjike globale.
“Modeli kazak”, neto nga specifikat e pranishme në secilin shtet të vetëm sovran, ka demonstruar realizueshmërinë e tij dhe është marrë si një pikënisje nga shumë lojtarë globalë.
Sa i përket bashkëjetesës paqësore, në Kazakistan gjejmë të përfaqësuara 3,738 shoqata fetare. Politika e marrëdhënieve ndëretnike dhe forcimi i paqes dhe harmonisë u vazhdua dhe u zhvillua nga presidenti aktual i vendit, Kassym-Jomart Tokayev. (InsideOver)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.