Sektori fason, rënie me 58% – Eksportet në prill-maj ranë me 61 milionë euro krahasuar me një vit më parë
Pavarësisht se nuk është detyruar kurrë të mbyllet në masë në kuadër të masave të qeverisë për të parandaluar disi përhapjen e covid-19 në vendin tonë, sektori fason ka qenë ndër më të prekurit nga kriza. Përfaqësues të sektorit fason shpeshherë kanë ngritur alarmin se janë të rrezikuar. Madje, Gjergji Gjika nga shoqata e fasonistëve shqiptar, disa javë më parë bëri një parashikim ogurzi në studion e emisionit “Argument”, duke thënë se në shtator kompanitë që operojnë në sektor do të jenë të detyruara të largojnë 80% të punonjësve të tyre dhe deri në shtator, më shumë se 90%. Por çfarë thonë shifrat për ecurinë e sektorit gjatë muajve të izolimit?
Sipas të dhënave të Instat, gjatë periudhës prill-maj, kur edhe izolimi ishte më i madh, zërat e eksporteve, që në pjesën dërrmuese përfaqësojnë sektorin fason, atë të tekstileve, që nga pëlhurat e deri të veshjet e këmbëve, flasin për 13 miliardë lekë, çka përkthehet në rreth 105 milionë euro eksporte. Por sa ishin eksportet e të njëjtës kategori gjatë periudhës prill-maj të vitit 2019? Plot 20.5 miliardë lekë, ose rreth, 166 milionë euro. Pra, në terma eksportesh, sektori fason ka pësuar një rënie prej rreth 58%. Eksportet janë biznesi kryesor i fasonistëve dhe ky tregues është thelbësor për të treguar rënien reale të sektorit.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.