Sekuestrohen 10 milionë cigare në Doganën e Durrësit.
Drejtoria e Hetimit Doganor ka bllokuar një kontejner me 1 mijë koli cigare në Portin e Durrësit. Paketa që ndodheshin në kontejner ishin pa pullë fiskale.
Tërësia e paketave që u gjendën nuk rezultojnë si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur.
Ngjarja u referua, nga organi përkatës, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrime doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal.
E.S/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.