Operacioni “Bistrica 2019”, arrestohen 14 shtetas. Sekuestrohen para’, automjete dhe lëndë narkotike.
Shkon në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bistrica 2019”. Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, në Maj 2019 finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”, përgjatë një harku kohor disa mujor, ku u arrestuan dhe u ndaluan 14 persona.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu edhe rreth 147 kg Cannabis Sativa, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.
Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier. Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.