Senida Mesi: ‘’Opozita dorëzon mandatet me qëllim destabilitetin!’’
Të enjten në mbrëmje, në emisionin ‘Argument’ ish-zv/kryeministrja Senida Mesi diskutoi rreth qëndrimit të ndërkombëtarëve në lidhje me situatën në vend.
‘’57 deputetë kanë dorëzuar vullnetarisht mandatin ndaj është një situatë jo normale, e cila dëmton imazhin e Shqipërisë dhe bllokon integrimin e saj në BE. Partia socialiste nuk ka nevojë për më shumë vota në parlament, dhe si rrjedhim për ne është parësore që parlamenti të funksionojë si duhet ndaj ne jemi pro reformës zgjedhore.’’- thekson deputetja Mesi.
Në lidhje nëse do të ketë marrëveshje mes partive apo jo, deputetja socialiste shprehet se : ’’Kemi deklaruar se PD mund të propozojë cfarë të dojë, në rast se propozimet e tyre kanë dakordosinë e OSBE, Partia Socialiste do të aprovojë cdo propozim nga PD, por deri me tani kanë ardhur zero propozime! Opozita nuk ka ku ta bëjë opozitën tani, vecse në rrugë dhe zgjedhja e tyre për të dorëzuar mandatet ka qëllim destabilitetin e vendit, por edhe të rajonit. Ne jemi të hapur për të dialoguar dhe për të gjetur alternativa!’’
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.