Serbia anulon licencën për minierën e litiumit. Pas protestave, largon kompaninë anglo-australiane ‘Ri Tinto’
Serbia ka anuluar licencën për kërkime të kompanisë anglo-australiane Rio Tinto pas disa javësh protestash që kërkojnë t’i jepet fund planeve për një minierë litiumi.
‘Të gjitha licencat janë anuluar. I japim fund punës së Rio Tintos në Serbi” ka deklaruar kryeministrja Ana Brnabic.
Vendimi vjen pak javë para zgjedhjeve në Serbi. Marrëdhëniet mes Beogradit dhe Canberras janë acaruar sëfundmi pas trajtimit dhe deportimit të tenistit të njohur serb Novak Djokovic. Tenisti numër 1 në botë që nuk mundi të konkurrojë në ‘Australian Open’ më herët i kishte mbështetur kërkesat kundër minierës së litiumit.
Protestuesit e kundërshtojnë minierën pranë qytetit Loznica me argumentin se mund të shkaktojë dëmtimin e peisazhit dhe të ndotë ujin e pijshëm.
SCAN/Burimi:BBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.