Sërish lëkundje të forta tërmeti, shkalla 5.1 ballë! “Shkundet” kryeqyteti
Shqipëria është përballur sërish me lëkundje të forta tërmeti. Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda por janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën. Nga të dhënat paraprake, magnituda ka qenë 5.1 ballë të shkallës Richter. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra ka qenë në Bulqizë.
Javët e fundit Shqipëria është përballur me lëkundje të vazhdueshme të forta tërmeti që kanë pasur si epiqendër zonën e Gjirit të Lalzit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.