Sërish sanksione për Turqinë! Mnuchin: Nëse nuk lirohet pastori, penalizohen ministrat
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të godasin Turqinë me më shumë sanksione, nëse presidenti Recep Tayyip Erdogan refuzon të lirojë pastorin amerikan, duke përshkallëzuar më tej tensionin diplomatik, që ka tronditur tregjet financiare globale.
“Do të vendosim sanksione ndaj disa anëtarëve të kabinetit”, deklaroi Mnuchin gjatë një takimi me zyrtarët e tjerë në Shtëpinë e Bardhë. Menjëherë pas këtyre komenteve, lira turke riktheu një pjesë të fitimeve, ndërsa dollari dhe jeni japonez u rritën.
Vërejtjet e Mnuchin u nxitën nga komentet e presidentit Donald Trump, i cili tha se Turqia nuk ka provuar të jetë një mik i mirë me SHBA. Trump sqaroi se administrata e tij kishte siguruar lirimin e një shtetasi turk në një vend të paidentifikuar në emër të Erdogan, ndërsa Turqia nuk bashkëpunoi në lirimin e pastorit, Andreë Brunson. Trump i referohej kërkesës së bërë ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të liruar shtetasin turk, Ebru Ozkan, i cili u arrestua në Izrael me akuza për lidhje me Hamasin.
Në lidhje me këtë krizë diplomatike dhe tregtare, Erdogan ka zhvilluar bisedime edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me kancelaren gjeërmane, Angela Merkel. Gjermania dëshiron që Turqia të shmangë një krizë financiare dhe nuk mund të lejojë që vendi të zhytet në kaos, referuar një personi të afërt me kancelaren Merkel. Madje, pas një lufte fjalësh mbi vlerat diplomatike, Gjermania po ndyshon kursin, duke Erdogan për një vizitë shtetërore në datën 28 shtator.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.