Sezoni turistik – ‘Bum’ tragetesh e jahtesh në portet shqiptare
Sezoni turistik 2018 përveç të tjerave ka pasur angazhime si edhe mijëra orë pune shtesë nga efektivët e policisë me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë për të gjithë pushuesit.
Pikat e hyrjes në kalimet kufitare kanë marrë vlerësime pozitive nga shoqëritë turistike dhe nga Tour Operatorët, për sa i përket trajtimit të flukseve turistike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, në portet shqiptare janë përpunuar 447 më shumë tragete shqiptare, krahasuar me një vit më parë si edhe Shqipërinë e kanë vizituar 146 tragete të huaja më shumë se një vit më parë;
Gjithashtu, në Shqipëri kanë lundruar më shumë se 6566 jahte dhe skafe shqiptare krahasuar me një vit më parë dhe 814 jahte dhe skafe të huaja më shumë kanë vizituar vendin tonë, për të njëjtën periudhë kohe.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.