Sezonit turistik, kontrolle në restorante – Masat anti-COVID/ Lili: Janë ndëshkuar mbi 800 subjekte
80 biznese ushqimore janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe për mbi 800 të tjera janë marrë masa administrative me parlajmërim për shkak se nuk kanë zbatuar protokollet anti-COVID. Gjatë një inspektimi në terren, Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Robert Lili, bëri me dije shkeljet që janë konstatuar më së shumti.
Ndërkaq, me çeljen e sezonit turistik në fokus të kontrolleve do të jenë baret dhe restorantet kryesisht në zonat bregdetare, të cilat përbëjnë dhe rrezikshmërinë më të lartë në përhapjen e COVID-19.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i asistuar nga projekti i sigurinë ushqimore të Bashkimit Europian ka shpërndarë materiale ndërgjegjësuese për bizneset ushqimore me qëllim që tu vijë në ndihmë për të zbatuar në mënyrë rigoroze protokollet e sigurisë gjatë kësaj periudhe.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.