Presidenti Biden vendos prioritete. Sfida urgjente ekonomike: “Si të kthejmë 10 milionë amerikanë në punë”
Presidenti Joe Biden po paraqet planin e tij të Premten për adresimin e një prej sfidave më të mëdha të krijuara nga pandemia e COVID-19 – si të kthehen miliona amerikanë në punë.
Tregu i punës rifitoi një terren të vogël në janar kur ekonomia shtoi 49,000 vende pune, sipas një raporti të lëshuar të Premten nga Departamenti i Punës. Por raporti tregoi se rritja e tregut të punës po ngec, duke bërë pak për të mbyllur hendekun e madh të krijuar nga pandemia
“Me atë ritëm do të duhen 10 vjet para se të arrijmë në fazën e punësimit të plotë”, tha Biden të Premten në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë.
Afërsisht gjysma e 22 milion vendeve të punës të humbura në kulmin e pandemisë janë rikuperuar. Por kjo ende lë një vrimë prej rreth 10 milion vendeve të punës, në mënyrë disproporcionale ato të mbajtura nga gratë dhe pakicat në role me paga të ulëta. (Burimi: Reuters)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.