Sfidat e industrive të “sapolindura” – Ja si t’i bëni ballë atyre!
Sipërmarrësit e teknologjisë, të cilët fillojnë kompanitë e tyre në një industri të sapolindur, përballen me një sërë sfidash të reja.
Mendojini ato si “pengesa virtuale” që duhen kapërcyer në mënyrë që të për të jeni bëheni të suksesshëm.
Nuk ka asnjë udhërrëfyes për të ndjekur, asnjë precedent për të mësuar.
Duke punuar në një industri që sapo ka filluar, këta sipërmarrës jo vetëm që duhet të shpikin mënyra të reja të të menduarit por duhet të ndryshojnë dhe mënyrën se si e shohin botën, ata gjithashtu duhet të bindin të tjerët që të blejnë vizionin e tyre.
Më poshtë do të gjeni këshilla nga dy CEO të suksesshëm për të kuptuar se si ata arritën të dominonin një industri që më parë nuk ekzistonte.
- Injorojini të gjithë ata që thonë se nuk mund ta bëni diçka
Pavarësisht se sa kolegë do t’ju tregojnë gishtat ën fytyrë apo do t’ju thonë se gjithçka që po mendon nuk do të funksionojë mos u shqetësoni por vazhdoni të besoni edhe më shumë në idenë tuaj. Nëse keni besim te vetja me siguri do e kuptoni se ka një arsye madhore pse instikti juaj ju shtyn drejt kësaj ideje.
- Thjeshtësojini gjërat dhe praktikoni “outsource-n”
Përpiquni të gjeni mënyra që do ta lehtësojnë jetën tuaj, duke përfshirë këtu “outsourcing”. Mos kurseni paratë dhe të përfundoni duke e bërë gjithçka vetë pasi në fund të fundit do të kuptoni se disa gjëra thjesht ju vështirësojnë jetën dhe do të ishit shumë më produktiv duke mos i patur nëpërkëmbë.
- Mendoni për boshllëqet
“Është shumë e vështirë që biznesi juaj të mos ketë vrima që duhet të adresohen. Prandaj shikoni pikat tuaja të forta dhe krijoni një plan për të plotësuar ato boshllëqe sa më shpejt.
Më pas qëndroni të përqendruar në drejtim kështu që të synoni suksesin, në mënyrë agresive, me një kuptim të qartë të asaj që duhet të bëni për ta bërë ekipin tuaj sa më të mirë të jetë e mundur”
- Merrni një fitore të hershme
“Në fazat e hershme të kompanisë suaj, do të ketë skepticizëm nga tregu, investitorët dhe ndoshta edhe punonjësit. Sa më shpejt që të siguroni një fitim të fortë, aq më shpejt dyshimi do të zhduket. Si udhëheqës, puna juaj është të futni besimin në ekip dhe te kushdo që qëndron prapa jush në biznesin tuaj, pa marrë parasysh se sa gati jeni për të bërë një ndikim në një industri të re, është e pamundur të jeni gati për gjithçka. Mundohuni, që nga dita e parë, të mbani ekipin dhe investitorët tuaj të përqendruar në pozitivitet, ndërsa gunga vazhdojnë të shfaqen përgjatë rrugës “.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.